Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Nuk do mbetemi në epokën e gurit, s’ ka shans', Veliaj i përgjigjet protestuesve të ‘Unazës së Re’

Shkruar nga Newsbomb

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur banorëve të Astirit, shtëpitë dhe bizneset e të cilëve preken nga projekti i  Unazës së Madhe.

“Sot në Tiranë vetëm 1 hot spot është. Nga fabrika e miellit deri tek Shqiponja une kam qenë në fushatë. Njerëzit thonë: kur të zhbllokohet rrethrrotullimi tek Shqiponja, atëherë do marrë frymë Tirana. E kemi gjetur Tiranën me 21 hotspote, u bë dhe trafiku mullar. Sot ka ngelur vetëm 1, vetëm një. Po çfarë, do mbetemi në 'epokën e gurit'? pse, se disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim? S'ka shans”, u shpreh Veliaj.

Veliaj bëri me dije se sot Bashkia do të votojë  vendimin që banorët që preken nga projekti do marrin qera për 3 vite.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu