Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

“Nuk do lëmë borxhe pa pagu”, të afërm të Brilant Martinaj paralajmërojnë hakmarrje në rrjetet sociale (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Besmir Hoxha e Dikler Vata, mbetën të vdekur mesditën e të dielës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në zonën e Fushë Kuqes. Në mbikalimin e Fushë Krujës, ata ranë pre e një atentati dhe të tre mbetën të vdekur nga breshëria e plumbave.

Policia ende nuk ka një emër konkret për ekzekutimin, ndërkohë që sot është mësuar se Prokuroria e Krujës ka kërkuar që të merren në pyetje gjashtë persona, disa prej tyre eksponentë të njohur të botës së krimit.

Brilant Martinaj ishte me i njohur për Policinë mes tre të rinjve që mbetën viktimë. Gjithashtu, ai njihej edhe mes artistëve, pasi shoqërohej me shumë prej tyre për shkak të moshës së re, vetëm 23 vjeç. I riu ishte dhe kushëriri i parë i biznesmenit dhe personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martinaj.

Rrjetet sociale janë mbushur prej të dielës me foto të tij dhe mesazhe ngushëllimi, nga persona që pretendojnë se janë familjarë, miq dhe shokë të tij, por dhe të Besmir Hoxhës e Dikler Vatës. Tre djemtë e Fushë Kuqes ishin njëherësh fqinj dhe shokë të ngushtë.


Newsbomb.al ka zgjedhur disa mesazhe që jaën shpërndarë në rrjetin social Tik Tok nga personat e mësipërm, që pretendojnë se janë të afërm dhe familjarë të të Martinajt, Hoxhës dhe Vatës. Duke qenë se postimet janë të shumta dhe vrasja e tyre ishte një ngjarje e rëndë, postimet janë “trending” në rrjetet sociale, pra më të kërkuarat për momentin.

“Ne nuk lëmë boxhe pa la”, thuhet në një video me imazhet e Brilant Martinaj. “Vllai jem pse nuk prite me dalë unë”, thuhet në një postim tjetër, me foto të Brilant Martinaj dhe Dikler Vatës. “Gjithmonë do jesh afër nesh lal”, thuhet në një tjetër video-mesazh në Tik Tok.

Më shumë


spot_img









spot_img