Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Nuk do ia dalësh dot”, Erla Mëhilli rrëfen momentin e vështirë në jetë kur mjekët nuk i dhanë shpresë: I vetmi që më …

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Erla Mëhilli ka rrëfyer për publikun një prej momenteve më të vështira në jetë.

Ajo ka treguar në emisionin“E ardhmja është vajzë”, se gjatë kohës kur ishte shtatzënë me djalin e parë, rrezikoi ta humbiste atë dhe mjekët nuk i dhanë shpresa.

albsig

Por i vetmi që i dha kurajo ishte doktori Halim Kosova.

“Një moment vërtetë i vështirë, ishte momenti kur isha shtatzënë me djalin e parë, Akidin. Sepse zbulova për një problem shëndetësor gjatë kohës që isha shtatzënë dhe në fillim të muajit të 6 pata një problem, rrezikova dështimin. U shtrova në spital, kam ndenjur disa ditë. Natën e parë përjetova konvulsionet e një lindje të parakohshme.Mbaj mend që kërkoja qetësues, nuk më bënte njeri, m’i bënë të nesërmen në mëngjes.

Pra i përjetova të gjitha, unë nuk e kuptoja që ishin konvulsione, por m’i shpjeguan që ishin, zëre se po lindja. Në fakt nuk e humba. Ishte moment i vështirë sepse të gjithë ata mjekë që unë kisha përreth më thonin kot e ke, nuk do ia dalësh dot.

Ndërsa Halim Kosova, që ishte gjinekologu me të cilin unë ndiqesha, nuk vinte në spital, por ndiqesha me telefon ato ditë, më thoshte mos dëgjo njeri, më dëgjo mua, sepse do shkojë çdo gjë në rregull. Në fakt më vonë, pasi përcaktuam ditën se kur do të lindja, e thoshte dhe vetë dhe ma thotë edhe kësaj dite nëse e takoj në rrugë: nuk e di si ia dole. Ishte mrekulli”, ka thënë Erla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img