Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

“Nuk do i vrasë më askush fëmijët tanë”, 6 emigrantë shqiptarë bëhen bashkë dhe mbledhin 30 mijë euro për të kapur vrasësin e studentëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ngjarja tragjike e 26 nëntorit në Deçan, ku tre persona humbën jetën përfshirë dy nxënës dhe shoferin e autobusit pasi mjeti me të cilin udhëtonin u qëllua me breshërikallashnikovi, ka mbetur ende pa autor.

Deri tani policia dhe Prokuroria ende nuk kanë arritur që të zbulojnë se kush është autori i sulmit.

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi, por për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, edhe 6 emigrantë kanë ofruar 30 mijë euro të tjera, të mbledhura prej tyre.

Mes tyre, është edhe ish zyrtari i lartë i UÇK-së, Naim Miftari i cili ka thënë se së bashku me shokët e tij kanë vendosur nga 5 mijë euro secili për informacione që do të bëjnë të hidhet dritë mbi krimin masakër të Gllogjanit.

“Ne nuk jemi milionerë, e as nuk kemi para si pushtetet e kaluara. Edhe pse shpesh përbuzemi ne që jetojmë në mërgim me emra neveritës, jemi zotuar të japim këtë shumë.

Ne jemi gjashtë veta, punëtorë në fabrikë dhe do t’i dhurojmë nga 5 mijë euro secili. Fëmijët tanë, nxënësit, djemtë dhe vajzat tona nuk do t`i vrasë më askush pa marrë dënimin e merituar”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img