Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk do i thoja kurrë djalit të bëhej politikan”, ministri zbulon vështirësitë e profesionit

Shkruar nga Newsbomb

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan” mbrëmë ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ndër të tjera Klosi ka zbuluar vështirësitë në politikë dhe ka theksuar që kurrë nuk do t’i thoshte djalit të ndiqte të njëjtin profesion me të.

Sipas ministrit, politikanët janë njerëzit më të kontrolluar dhe mjafton një fjalë e thënë gabim për të shkatërruar karrierën dhe jetën sociale.

“Është një detyrë shumë e lartë, po ashtu edhe shumë e vështirë. Të jeni shumë të bindur që çdo deputet që është në atë parlament, apo që ka qenë në atë parlament, është aty për një meritë të caktuar. Në qoftë se do më pyesje mua, kurrë nuk do thoja që djali im të bëhej politikan.

Politikanët janë njerëzit më të kontrolluar, në zgjedhje apo edhe në këtë emision. Një fjalë e thënë gabim mund të shkatërrojë emisionin, karrierën si politikan apo edhe jetën sociale”, u shpreh Blendi Klosi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.