Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“Nuk do bëhemi streha e askujt”, Rama ua bën të qartë deputetëve: Mos të ketë ndërhyrje për të futur në punë individë të paaftë, s’do presim që SPAK të merret me çdo të korruptuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeminsitri Edi Rama në fjalën e tij para deputetëve të grupit të ri dhe të vjetër parlamentar të PS-së ua ka bërë të qartë që PS nuk do të bëhet streha dhe mburoja e askujt që abuzon me detyrën e tij. Ai tha se askush nuk duhet të ndërhyjë për të futur në punë individë të paaftë që nuk e meritojnë të punojnë për Shqipërinë.

Gjithashtu Rama paralajmëroi një liigj të ri që do t’u mundësojë deputetëve të kërkojnë fakte dhe prova për zyrtarët e korruptuar, duke mos ia lënë të gjithë punën SPAK-ut.

“Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, ndërhyrjet për të sistemuar në punë njerëz që nuk e emritojnë të punojnë për Shqipërinë, apso ndërhyrjet për të ndikuar në procese tenderash, janë armiqësore me qëllimet e të gjithë atyre që na dhanë mudnësinë për të drejtuar vendin dhe janë të neveritshme me nderin e jashtëzakonshëm të përfaqësimit të një populli që synon BE-në, si dhe janë tradhtia më e madhe e të gjithë fëmijëve të këtij vendi.

Kur dikush që e ka në ballë logon e PS ekspozohet nga organet e drejtësisë si përfitues i të mirash publike, faji është i tiji, por turpi është i të gjithëve, që dihet të vendosim vijën e kuqe. Kjo skuadër nuk do të jetë streha dhe mburoja e askujt që me qëllimet e veta cënon emrin e PS-së. Kjo familje nuk mban përgjegjësi shkel mbi flamurin e saj vlerat dhe parimet, por mban përgjegjësi sa drejt reagon ndaj individit në fjalë, duke u distancuar edhe nga ai vetë.

Me aq sa kemi mundur të shohim nga 25 prilli deri më sot, nuk duket se PD ka nxjerrë ndonjë mësim nga humbja e 5 radhazi, mund të vazhdojnë drejt humbjes së 6 apo 7. Akuzat dhe denoncimet në adresën e kujtdo prej nesh nuk kanë për të reshtur, por duhet të jemi tepër të vëmendshëm, për të verifikuar çdo gjë që ata do thonë dhe për të ndarë me objektivitet shumicën e dokrrave që ata thonë. Në këtë pikë, s’do të ketë asnjë kompromis, për askënd dhe asnjë arsye.

Ne s’do të presim që SPAK të merret me çdo individ të pushtetit. Do të jemi kërkues dhe grumbullues faktesh dhe provash, duke bërë një ligj më vete për platformën bashkëqeverisëse. Mandati i tretë nuk duhet t’u ngjajë 2 të parëve. Ne do të shtyjmë përpara reformat dhe ligjet që i duhen këtij vendi. Dora e bashkëpunimit me PD do të jetë e shtrirë pa kushte. Konflikti verbal nuk do të jetë më kryefjala e jetës politike, prandaj duhet të ndryshojmë këtë drejtim, sado që ata t’i bien fyellit në të njëtën vrimë”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img