Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Nuk burgoset njeri për idetë”, Bushati: Beleri në burg me metoda të KGB-së!

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk burgoset njeri për idetë”, Bushati: Beleri në

Analisti Andi Bushati, ka shënjestruar Edi Ramen si përgjegjësin kryesor, që me vullnetin e tij personal ka lënë në burg Fredi Belerin.

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV Bushati tha se është një çështje e koklavitur ligjore.

Analisti theksoi se janë parë qartë në fushatë ndërhyrjet politike që ka bërë Edi Rama dhe shtoi se çështja Beleri na ka kthyer në plan të parë metodat e KGB-së të futjes në kurth dhe arrestimit të njerëzve.

“Nuk e di sa mund të kenë avokatët grekë të drejtë tek teknalitetet, por për një gjë jemi të qartë, Fred Beleri gjendet sot në burg për shkak të vullnetit personal të Edi Ramës.

Ne kemi qënë në fushatë, kemi parë ndërhyrjet politike që ka bërë Edi Rama, kemi parë makinacionet si një krim elektoral iu çua prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës, e pamë si një shef i opreacionales doli të jetë më vonë si kryebanditi i paguar nga kriminelët në Shqipëri, organizoi atë operacionin për ta futur në praga Beleri, pra çështja Beleri na ka kthyer në plan të parë metodat e KGB-së të futjes në kurth dhe arrestimit të njerëzve.

Beleri për idetë e tij për qasjet e tij që ka ndaj Himarës unë ndahem nuk janë idetë e mia dhe sbesoj se janë idetë e ndonjë të majti modern në Europë por nuk mund të burgoset njeriu për idetë që ka,” tha Bushati.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese