‘Nuk besoj te Këshillat Politikë’, Spiropali: Marrëveshjen e 5 qershorit e kemi respektuar, presim propozimet e opozitës

Publikuar tek: politike, më 20:20 24-09-2020 ‘Nuk besoj te Këshillat Politikë’, Spiropali: Marrëveshjen e 5 qershorit e kemi respektuar, presim propozimet e opozitës Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali ka thënë se nuk beson në punën e Këshillit Politik, pasi këta këshilla që krijohen mundohen t’i mbivendosen Kushtetutës.

Ajo është shprehur në emisionin "Open" se mazhoranca e ka respektuar marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa shtoi se opozita jashtëparlamentare është në kohë për të dhënë propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kemi kaluar ndryshimet Kushtetuese në 30 korrik dhe jemi përballë faktit që këto ndryshime t’i reflektojmë në Kodin Zgjedhor. Kemi qenë më shumë se të hapur për propozime dhe e kemi paraqitur në Këshill nevojën për të marrë drafte dhe jemi brenda afateve ligjore. Ajo që po ndodh është një montim i realitetit nga opozita jashtëparlamentare. Refuzon të pranojë se ndryshimet Kushtetuese kanë kaluar në Kuvend. Kemi qenë të gatshëm t’i dëgjojmë. Unë nuk besoj te Këshillat Politikë që mundohen t’i mbivendosen Kushtetutës.

Ne mbërritëm te një marrëveshje dhe i qëndruam asaj marrëveshje të 5 qershorit. Kemi ngritur një komision që do të bëjë të mundur drejtimin e KQZ-së së re. Ne marrëveshjen e kemi respektuar”, tha Spiropali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria fillon fushatën, Endri Fuga publikon spotin e parë: Luli premton, por fle gjumë, Rama i bën realitet (VIDEO)
Ahmetaj thotë se procesi i Rindërtimit në Shqipëri është unikal në botë: Italia u dha kredi qytetarëve, ne kemi dhënë lekë 'cash' »
Article Logic
Execution time: 0.012924909591675
array(1) { ["section"]=> string(122) "nuk-besoj-te-keshillat-politike-spiropali-marreveshjen-e-5-qershorit-e-kemi-respektuar-presim-propozimet-e-opozites-221557" }