Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Nuk bëhet PD-ja me të vjetërit", Evi Kokalari kërkon ndarjen e partisë: Sali Berisha të mbajë qëndrim, grupi konservator të shkëputet

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk bëhet PD-ja me të vjetërit", Evi Kokalari

Partia Demokratike ka mbajtur dy ditë më parë mbledhjen e Kryesisë, një mbledhje që mesa duket nuk ka kaluar pa debate. Aktivistja Evi Kokalari tregon se ka pasur disa deputetë dhe anëtarë të Kryesisë të cilët kanë qenë kundra një PD-je konservatore.

Ajo thotë se pas debatit mes anëtarëve të Kryesisë, kryetari Sali Berisha ka insistuar që partia të jetë “konservatore e qendrës”, por që sipas Evi Kokalarit kjo nuk ka asnjë kuptim. "Çfare kuptimi ka "konservatore e qendres" zoti e di? Kjo ne vetvete nuk qendron dhe duket qarte qe eshte nje tentative per ti bere qejfin te gjitha paleve", shkruan ajo.

"Lufta brenda PDse, te atyre qe duan vertet ndryshime dhe mbetjeve te regjimit te Lulit, tashme duket qarte. Gjithashtu duket qarte qe konservatoret duan primaret dhe meritokracine, ndërkohë këta të qëndrës dhe primaret duan ti anashkalojne dhe duan te ngelen te qendres.

Ky paska qene debati tjeter dje. Shume mire. PDja duhet te bej vertet nje zgjedhje urgjentisht. Jeni PD konservatore, apo thjeshte u tallet me demokratet kete vitin e fundit sic keni bere gjithnje", vijon më tej aktivistja Evi Kokalari.

Ajo thotë se  tashmë ka nisur të besojë atë që thotë shumica, se Partia demokratike nuk bëhet me të vjetërit. Nga ana tjetër, Kokalari kërkon që Sali Berisha të mbajë "urgjentisht" qëndrim pasi PD-ja është "o e qendrës o e djathtë".

"Ju garantoj, qe nese ky grup, qe deri tashti ka qene i aktivizuar vetem me pak vete, e merr organizimin seriozisht, bazen ne te gjithe Shqiperine e ngrejme ne kembe, dhe jo vetem, por mbi te gjitha elektoratin gri qe nuk kane asnje besim tek ju, PDja e vjeter.

Sali Berisha duhet urgjentisht te mbaj qendrim te qarte dhe te prere. Parti konservatore te qendres NUK KA. PDja o eshte e qendres ose eshte e djathte. VENDOSNI!! Por kohe mos na humbi.

Shume me thonin nuk behet PDja me te vjetrit. Po filloj ta besoj kete. Nese nuk ka kthese sic u premtua, grupi konservator te shkeputet nga PDja, te sjelle me vete intelektual si brenda dhe jashte PDse, dhe te levizim ne drejtimin e duhur. Ne ate moment do jem gati te kthehem dhe te merrem me politike ne Shqiperi", përmbyll shkrimin Evi Kokalari.

Lexo edhe: Mbledhja e Kryesisë së PD/ Kokalari përplaset me Topallin: Po bëhesh pengesë për një PD konservatore, pamë sa të vlen lëkura në Shkodër

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll