Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Nuk arriti të zgjidhej në Kryesinë e PS, reagon Pjerin Ndreu: Nuk kam bërë asnjë përpjekje për të lobuar për vota, nuk dija asgjë se do isha kandidat

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte kandidat për t’u përzgjedhur në Kryesinë e Partisë Socialiste, por nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu falenderon 166 anëtarët e Asamblesë Socialiste që e votuan, por thotë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të lobuar për vota.

Ai shprehet se nuk dinte asgjë që do të ishte kandidat, pasi të qenit anëtar kryesie nuk ka qenë asnjëherë ambicie për të.

Postimi i Pjerin Ndreut:

Nje Faleminderim dhe sqarim!

Faleminderit 166 anetareve te Asamblese Socialiste qe votuan per mua per anetar kryesie, megjithese nuk kam bere asnje perpjekje per te lobuar per vota!

Mirenjohje Kryeminsitrit per nxjerrjen e emrit tim, megjithese une nuk dija asgje se do isha kandidat!

Ne fund nuk kalova numrin e duhur per te qene ne kryesi!

Te qenit  anetar kryesie nuk ka qene asnjehere ambicje per mua dhe as se kam menduar. Detyra qe kam eshte paresore dhe tejkalon cdo ambicje tjeter.

Angazhimi im eshte i fokusuar ne kryerjen me korrektese e perkushtim te detyres se Kryetarit te Bashkise Lezhe, dhenien e sherbimit te qytetareve me standarte te larta, dhe ndryshim i realitetit te zymte te asaj zone turistike qe duhet cuar para me cdo cmim!

LEXO EDHE: Si u votuan anëtarët e Kryesisë së re të PS, Belinda Balluku dhe Ditmir Bushati ndër më të preferuarit e socialistëve (REZULTATI)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img