Hapësire reklamuese

Politikë

Nuk arriti të fitojë në zgjedhjet e 6 Marsit, Rama riemëron Majlinda Angonin si Prefekte të Qarkut Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Nuk arriti të fitojë në zgjedhjet e 6 Marsit, Rama riemëron

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të rikthejë në detyrë si Prefekte të qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni.

Kjo e fundit dha dorëhqjen rreth 1 muaj më parë pasi garoi për kryebashkiake në Shkodër në zgjedhjet e 6 Marsit, por nuk arriti të fitonte.

Vendimi:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll