Hapësire reklamuese

Bota

Norvegjia premton 1 miliard euro ndihmë financiare për popullin e Ukrainës

Shkruar nga Newsbomb
Norvegjia premton 1 miliard euro ndihmë financiare për popullin e

Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliardë eurosh (865.4 milionë £; 1.04 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën për pjesën tjetër të vitit 2022 dhe 2023.

Lajmi është  bërë me dije nga kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store.

Ai tha në një konferencë shtypi me presidentin Volodymyr Zelensky se paratë do të shkojnë për të ndihmuar Ukrainën, të mbështesë njerëzit në nevojë, për të mbrojtur veten dhe për rindërtim.

Norvegjia ka dhënë deri më tani rreth 202 milionë euro (175 milionë £; 210 milionë dollarë) në mbështetje të Ukrainës dhe vendeve fqinje të saj, në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  ka propozuar një ndihmë financiare prej 1 miliard eurosh si ndihmë për Ukrainën, e cila pason nga paketa e mbështetjes prej

600 milionë eurosh të BE.

Sondazh

Poll