Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Norvegjia forcon ushtrinë dhe ngre alarmin: Ndihemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve!

Shkruar nga Newsbomb
Norvegjia forcon ushtrinë dhe ngre alarmin: Ndihemi të ekspozuar ndaj

Norvegjia do të vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë nga dita e martë.  Kështu deklaroi sot kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere, teksa ky shtet po rrit sigurinë në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Norvegjia tani është eksportuesja më e madhe e gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke dërguar rreth çerekun e furnizimeve në BE, pasi Rusia ndaloi dërgesat.

“Kjo është situata më e rëndë e sigurisë në disa dekada. Nuk ka tregues se Rusia po zgjeron luftën e saj në shtetet e tjera, por rritja e tensioneve na bën ne më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave ndikuese”, u shpreh kryeministri norvegjez.

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram, deklaroi se forcat e armatosura norvegjeze do të kalojnë më shumë kohë në detyra operacionale sesa në stërvitje. Sipas tij garda e Brendshme që është një forcë e mobilizimit të shpejtë, do të ketë rol më aktiv.

Ndërkaq, forcat e armatosura norvegjeze kanë anuluar stërvitjet me Shtetet e Bashkuara me avionët luftarakë F35, duke preferuar që këta avionë të mbesin në Norvegji, bëri të ditur kreu i forcave të armatosura, gjenerali Eirik Kristoffersen.

“Ne presim që kjo situatë të zgjasë të paktën një vit”, tha Kristoffersen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll