Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Nora Malaj kujton të atin e ndjerë për ditëlindje: Një puthje për ty drejt Parajsës, kam shum mall o ba

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj në ditën e tij të lindjes ka kujtuar njeriun më të shtrenjtë, babain e ndjerë.

Malaj përmes disa fotove mjaft të bukura familjare ka treguar se sa shumë i mungon ai dhe koha kur të gjithë bashkë organizonin gostinë e ditëlindjes.

Më tej, ajo shton se babain e kishte shokun më të mirë dhe boshllëkun që ai ka lënë pas nuk po di si ta mbushë.

“Një puthje për ty drejt Parajsës! 💋 I dashur Babi,  po të dërgoi një puthje drejt Parajses , atje ku ti sot prehesh! Sot t’i do të ishe 84- vjeç!  Sot është dita jote e lindjes , dita ku ne mblidheshim e festonim  të gjithë!  E dëgjoj që ketu se mami po bënë shume zhurmë atje lart! Po përgatitet përgostin tende rë ditëlindjes !  Sa me mungon ! Mungesa jote më është kthyer në intubim , po nuk kam se cfarë të bej do ta pranoj ashtu sic është realiteti! Po mallit si t’ia bej ??!!! 🤷♀️🤷♀️Si thua ??!!A mund ta mbytesh mallin me vere? Ti zesh frymen me nje cope torte deshires dritheruese? Mungesen ta qetosh me nje blerje te detyruar? Dhe boshllekun ta mbushesh me pune? E kam provuar une… Nuk mundesh! Me mungon i shtrenjti, i miri dhe speciali babi im! Na mungon te gjithëve ! Më mungon telefoni yt dhe zëri kur më thoshe : Alo, si je bukuroshja e babit !!  Per ty isha bukuroshja ! Per mua ti je burri me ideal i jetës sime !Gëzuar ditën e lindjes o ti shoku dhe miku i të gjithëve . Ti ishe shoku pa moshë ! Kam mall shumë po shumë fare për ty ! Gezofsh me mamin ne Parajsë ! Ike shume shpejt , pa kthyer kokën pas ! Te dua , o ba !”, shkruan  Malaj.

191234658 1500968136901990 5438558272999435883 n

Më shumë

spot_img
spot_img