Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Nora Gjakova “E ARTË” në Tokyo, politika në Shqipëri dhe Kosovë e uron: E MAHNITSHME!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhudistja shqiptare e Kosovës Nora Gjakova, ka arritur të mundë në finale xhudisten franceze S.L. Cysique, duke rrëmbyer medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në kategorinë -57 kg, Nora Gjakova arriti të mundë japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.

Më herët, ishte Distria Krasniqi ajo që sigurojë një medalje të tillë të artë, në kategorinë -48 kg.

Për fitoren e Nora Gjakovës, kanë nisur dhe urimet e para nga politika shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shkruan: YLL.Bravo – Bravo – Bravo. Edhe kreu i PD Lulzim Basha ka uruar nora Gjakovën për medaljen e artë.

Lulzim Basha

Gëzojmë për medalisten e artë. Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike!

Sali Berisha

E jashtezakoshme! Nora Gjakova Madalje te Arte! Ajo triumfoi sot mbi ne gjysem finale mbi rivalen japoneze dhe ne finale mbi rivalen franceze! Urimet me te perzemerta fitimtares, trajnerit dhe familjes se Nores, Kosoves te ciles çikat i stolisen gjoksin me dy Medalje te Arta dhe mbare kombit shqiptar qe ndjehet sot krenar me Distrian dhe Noren!

Ilir Meta

Medalistja e artë Nora Gjakova, lartëson Kosovën dhe krenarinë kombëtare. Urime!

Erion Veliaj

Çikat e Kosovës na bëjnë sërish krenar! Dy yje të arta nga Kosova po shkëlqejnë në Tokyo 2020!Ju lumtë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi

*Në Kosovë

Vjosa Osmani

Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.  Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!

Albin Kurti

Një medalje e dytë e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike. Në këtë ditë zie për jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë ndriçuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova, në Tokyo2020 e cila fitoi të artën për femra në -57 kg #Judo.

Ramush Haradinaj

E pamposhtur! E artë! Nora Gjakova, siguroi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Olimpiadë. Inspirim, nder dhe krenari për të gjithë ne. Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi.

Memli Krasniqi

E MAHNITSHME! Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike.

Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka. Faleminderit gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po na bëjnë krenarë!

Më shumë

spot_img