Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Non-paperi për Ballkanin Perëndimor, Presidenti slloven takon Metën dhe flet HAPUR për ndryshimin e kufijve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar sot pas takimit një konferencë të përbashkët me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Në fjalën e tij Pahor tha se në mes të majit në konferencën e Brdo Brionit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të japin mendësi dhe ide mbi zgjerimin e BE-së në Ballkan.

Ai e konsideroi si një lëvizje gjeopolitike, të rëndësishme për paqe dhe stabilitet në Europë. Sipas Pahor, anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit perëndimor zvogëlon debatin e amdh për rindryshimin e kufivje, pasi në familjen europiane ndryshimi i kufijve është i parëndësishëm.

Borut Pahor: Ne do të angazhohemi që në dokumentin përfundimtar në Brdo të japim një porosi bindëse të fuqishme mbi rëndësinë e zgjerimit që duhet të jetë më i shpejtë. Nuk duhet të ketë përparësi vetëm shteti përballë me të cilin diskutohet, por me të gjithë shtetet e Rajonit. Në këtë qajsje do të zvogëlohej debati për rindryshimin e kufijve në Ballkan, që sipas mendimit tim nuk do të përfundojnë në mënyrë të paqtë. Në anëtarësinë e BE kufijtë e shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe s’ka nevojë për ndryshimin e tyre. Ndryshimi i kufijve në këtë pjesë të Europës nuk zhvillohen pa flijime.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img