Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Non-Paper” për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Komisioneri Varhelyi konfiormon Ramën: Nuk është i vërtetë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi, është shprehur sot nga Rinasi si “non-paperi” për rivijëzimin e kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i vërtet dhe Real.

“Është si një stinë ku tashmë ne po shikojmë dokumente të tilla që quhen ‘non paper’. Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla edhe pse jemi të bindur se asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Nëse do ishin të vërteta atëherë do të ishim të shqetësuar. Asnjë person serioz do ta vinte diccka të tillë në tryezë, në veccantë në këtë rajon ku jemi. Kështu që nuk mendoj se këto janë të vërteta dhe reale. Kështu që të kalojmë te stina tjetër, ajo që se si të hapim negociatat me vende të Ballkanit Perëndimor apo se si të arrihen marrëveshje, si të ecë përpara dialogu Kosovë-Serbi”, tha Varhelyi.

Edhe më herët kryeministri Rama ka reaguar për këtë dokument jozyrtar, duke e quajtur të turpshëm shkrimin e medias gjermane “derStandard”, e cila shkruante se kryeministri shqiptar ishte në dijeni të këtij plani. Po ashtu, dhe sot Rama u shpreh për këtë “non-paper”.

“Mandati ynë i tretë do të jetë ndër të tjera shumë i fokusuar në drejtim të uljes së prodhimit të historisë që këtu në Shqipëri prej 30 vitesh i prodhojmë me kapacitet të plotë duke i marrë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji se sa meritojnë punët dhe hallet e njerëzve. Dhe sa i përket Ballkanit, vizioni im dhe bindja është e shpallur, Shengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë dhe diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona”, u shpreh Edi Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img