Hapësire reklamuese

Politikë

Noka pyet në Komisionin e Sigurisë: A ka shteti informacion për Ervis Martinajn? Naço: Nëse di diçka na telefono, ndihmo shtetin

Shkruar nga Newsbomb
Noka pyet në Komisionin e Sigurisë: A ka shteti informacion për

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërkuar negocimin me urgjencë të marrëveshjes për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, pas miratimit të marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë dhe Terrorizmit.

Noka tha në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend se krimi i organizuar komandohet me telefon nga Dubai, ndërsa pyeti anëtarët e Komisionit për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Qeveria të negociojë dhe të sjellë marrëveshjen për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Është urgjente. Me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithë struktura e krimit të organizuar nga atje.

Nga policia nuk jepet asnjë version, a është zhdukur, a është gjallë. Të ndodhë një situatë e tillë dhe shteti ngre duart përpjetë nuk di asgjë, të vriten njerëzit dhe nuk zbulohet asgjë, kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Nasip Naço: Nëse keni informacion për persona në kërkim që janë edhe në Dubai, drejtojuni institucioneve përkatëse, ndihmojeni shtetin.

Flamur Noka: A e dini ju që qytetarët sot nuk guxojnë të bëjnë një telefonatë në polici, se pa e mbyllur telefonin u shkojnë në shtëpi. Dhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mos dekonspirohet.

Flamur Noka: A ka informacion qeveria, unë bëra një pyetje. Ervis Martinaj, a ka informacion? Sepse qarkullojnë shumë lloje thshethemesh. Nuk bëhet fjalë që të ruajë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Të paktën të kemi informacion çfarë ndodh. Këtu po hyn derri dhe dosa dhe shteti s’di gjë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll