Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Noka nga Devolli thirrje banorëve t'i bashkohen protestës së 20 shkurtit

Shkruar nga Newsbomb
Noka nga Devolli thirrje banorëve t'i bashkohen protestës së

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka këtë të dielë janë ndalur në Devoll dhe kanë takuar qytetarët atje dhe kanë bërë deklaratë për disa media.

Bardhi dhe Noka po zhvillojë tur takimesh me qytetarët kudo në vend para protestës së 20 Shkurtit.

Gjatë fjalës së tij, Noka u bëri thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës, teksa u shpreh se tashmë ka një rreze shprese që buron nga kërkesa e të gjithë demokrateve për t’u bashkuar kundër këtij regjimit, sic e quajti ai kriminal.

Noka tha më tej se kanë si misioni që në këtë vend të sundojë, ligji, drejtësia, demokracia dhe liria.

Ja ku jemi sot, në vështirësi, por me një rreze shprese që buroi tek kërkesa juaj për tu bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë që Rama kishte tentuar të fustë jo vetëm opozitën, por edhe shoqërinë.

Me kërkesën tuaj ne luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritën që të bashkojmë edhe opozitën dhe nuk do të rreshtim në asnjë moment derisa të japim produktin tonë, një opozitë ë bashkuar për të gjunjëzuar këtë regjim kriminal.

Ne sot vijmë para jush me disa rezultate konkrete. Ne sot kemi krijuar një front të madhe rezistencë që do ti shtohen faktorë të tjerë opozitarë, do ti bashkohen qytetarët.

Ne kemi një mision dhe në këtë mision nuk do të ndalemi, Misioni unë që në këtë vend të sundojë, ligji, drejtësia, demokracia dhe liria dhe ne do t’ia arrijmë bashkë kësaj ditë”,-  tha Noka

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese