Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Noka me tone të ashpra në Kuvend: Pse më keni hequr nga grupi parlamentar i PD, do të ngre padi në Kushtetuese!

Shkruar nga Newsbomb
Noka me tone të ashpra në Kuvend: Pse më keni hequr nga grupi

Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se do të ngrejë padi në Gjykatën Kushtetuese, pasi emri i tij është hequr nga lista e grupit parlamentar të PD.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla iu përgjigj duke thënë se një vit më parë PD ka bërë përjashtime nga grupi dhe se kjo është çështje e brendshme e kësaj force politike.

Noka: Në mënyrë arbitrate caktoni deputetët në grupe. KQZ më ktheu përgjigje, jam pjesë e listës së PD. Nuk jam jashtë grupeve parlamentare. Emri im është në listë e PD, të lutem më nxirr dokumentin ku unë kam kërkuar që të iki nga grupi parlamentar i PD.

Ose më nxirr një vendim të këtij parlamenti që na ka shpallur armik. Qee nesër do të bëj gati një padi për shkelje të ligjit, rergullores dhe Kushtetutës dhe mënyrës që ju silleni sikur është mejhane dhe jo kuvend.

Nikolla: Një vit më parë PD ka bërë përjashtime nga grupi. Nuk është çështja ime, por çështje e brendshme e grupit parlamentar të PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll