Hapësire reklamuese

Politikë

Noka deklaratë “flash”: Përplasje brenda policisë, zbulohen 3 ton drogë në Rrëshen

Shkruar nga Newsbomb

Një deklaratë “flash” vjen nga ish ministri i Brendshëm aktualisht deputet i PD, Flamur Noka i cili thotë se janë zbuluar 3 ton drogë në Rrëshen.

“Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë. Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë”, thotë në deklaratën e tij për mediat demokrati ndërsa shton:

“Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë. Policia e Rreshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vine nga RENEA .Kjo është " Policia që duam" në Kanabistan”, përmbyll deklaratën Noka. ​

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll