Hapësire reklamuese

Politikë

Noka bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Pa dorëheqje Rama nuk do gjejë paqe as në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Noka bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Pa dorëheqje Rama nuk do

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se skandali me ish agjentin e FBI-së, McGonigal, tregoi se kryeministri Edi Rama prej vitesh kishte synim shkatërrimin e opozitës dhe vendit.

Sa i përket protestave, Noka tha se kryeministri Rama nuk do të gjejë paqe as në shtëpinë e tij e as në seli pasi ndaj tij do të ketë protesta dhe tubime kudo.

“Ishte ky zotëri që doli dhe tha ta harrojmë komisionin hetimor për të. I tha kukullës së tij në kuvend, barbi, se dhe flokët i ka ashtu. Ai tregoi atë që kemi thënë gjithmonë që në këtë shtet nuk ka qeveri por ka regjim.

Një regjim më i keq se diktatura e dikurshme. Ai nuk do gjejë paqe as te shtëpia, as te selia, askund. Atë e pret një protestë në këto momente që flasim aty ku po jep intervistë. Ky njeri nuk mund të përfaqësojë më shqiptarët. Në vend që të punojë për të mëkëmbur këtë vend ai punon për ta shkatërruar atë”, tha Noka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu