Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Noizyn e “rrëmben” euforia, reperit nuk i mbajnë këmbët në mes të skenës, rrëzohet gjatë koncertit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Noizyn e “rrëmben” euforia, reperit nuk i mbajnë

Bregdeti shqiptar gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës është i mbushur me koncerte dhe artistë të cilët performojnë deri në orën e lejuar nga policia për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19.

Së fundmi Noizy ka përjetuar një moment të pakëndshëm gjatë një koncerti. Në një video të publikuar në rrjet, reperi shihet teksa po performonte në skenë dhe si duket nuk e ka kontrolluar dot veten nga adrenalina dhe është rrëzuar nga skena.

Është dashur ndërhyrja e trupërojave për ta rikthyer përsëri reperin në skenë dhe të vazhdojë performacën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Noizy është një prej artistëve  të cilëve gjatë performancave të tij hidhet mbi turmën e fansave, mirëpo ky rast nuk ka qenë aspak i tillë pasi duke qartë që reperi ka humbur kontrollin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese