Rigels Rajku i njohur ndryshe me nofkën "Noizy" ka qenë sonte i ftuar në emisionin "Më lër të flas". Reperi shqiptar ishte në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes nga flakët të biznesit të tij në Durrës.
Megjithatë duket se gjithçka është lënë pas dhe në këtë panel ai ishte i qeshur duke treguar dhe të pathëna për herë të parë. Ka folur për projektet e reja, ndërsa ka zbuluar se ka shoqëri të mirë me Ylli Limanin dhe Varrosin.
Ndërsa kur është treguar në monitor foto e Stresit dhe Destanit, ka thënë duke qeshur që nuk i ka shokë. " Yllin dhe Varrosin e kam shok. Stresin dhe Blerim Destanin nuk i kam shokë hiç", tha Noizy i ftuar në panelin e emisionit të dy vëllezërve Veshaj.