Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Noizy mbledh më 14 Gusht në Tiranë, më të mirët e Europës, në “Alpha Show”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak ditë më parë, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, reperi Noizy njoftoi ndjekësit se po përgatitet për një megakoncert që do të mbahet më 14 gusht, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ky lajm u bë menjëherë viral e filloi të qarkullonte me shpejtësi edhe në mediat rozë.

Noizy zbuloi detaje interesante, si për shembull, disa emra artistësh shqiptarë që do të jenë pjesë e koncertit, që nga Dhurata Dora, Ylli Limani, Elgit Doda, Kida, Ledri Vula, Xhensila, por edhe emra të tjerë reperësh evropianë, me disa prej të cilëve ai ka bashkëpunuar.

Artistët e huaj, emra vërtet të mëdhenj të hip hopit dhe repit, kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen, pasi publiku i apasionuar pas këtij zhanri muzikor rrallë ka mundësinë të ndjekë ikona të këtij kalibri. Një mundësi që tashmë po ua krijon idhulli i tyre, Noizy. Emra si Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Raf Camora, etj. do të vijnë në Tiranë më 14 gusht.

Gjatë një interviste dhënë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, reperi i njohur shqiptar zbuloi detaje të tjera interesante nga koncerti, i cili, si fillim, do quhet Alpha. Përse Alpha? “Alpha do të thotë lider, bos, alpha male;dikush që shkon e merr diçka, nuk e pret; dikush që, edhe pasi e merr diçka s’e mban për vete, por e ndan me tufën; dikush që çan vet para dhe u thotë të tjerëve, “Mund të vini, se gjithçka është safe”, u shpreh Noizy.

Reperi ndau dhe detaje të tjera interesante, si fakti që skena ku ai dhe bashkëpuntorët do të ngjiten në 14 gusht do të jetë 450 metra katrorë, çka na bën vërtet kuriozë. Nga përmasat, eventi duket mbresëlënës. Reperi parashikon që në koncert të vijnë 30 mijë njerëz, duke e shndërruar këtë në koncertin më të madh që “Nënë Tereza” ka parë ndonjëherë.

Muzika fillon në orën tetë të mbrëmjes e zgjat deri në një të natës. Ndërkohë, ai dha detaje edhe për mënyrën e sigurimit të biletave, të cilat do të shiten kryesisht online, https://vivere.al/home/ por edhe fizikisht në linjën e dyqaneve që reperi ka në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky është koncerti i parë i këtyre përmasave që Noizy organizon në Tiranë, pas 16 vitesh karrierë, çka e bën akoma më të veçantë.

Më shumë


spot_img









spot_img