Hapësire reklamuese

Aktualitet

Noga i besoi vrasjen e hasmit, kush është Kevin Zeneli që kreu masakrën në Don Bosko

Shkruar nga Newsbomb

24-vjeçari Kevin Zeneli  është personi që Kasandër Noga i “besoi” vrasjen e Geron Hasanbelliut, por që gaboi shënjestra. Ngjarje e ndodhur në Don Bosko në Tiranë në 2022, ku u vra gabimisht shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Burime për media bëjnë me dije se Zeneli ishte vrasës me pagesë dhe se merrte 50 mijë deri në 150 mijë euro për të kryer vrasjet që i kërkoheshin.

Edhe pse në burg në Belgjikë, Noga pagoi Kevin Zeneli (Suçi), me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu, dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërie të vjetër, që shtetasi Kasandër Noga ka prej disa vitesh me vëllezërit Erion Hasanbelliu, alias M. R. dhe Geron Hasanbelliu.

Lexo edhe: Një i vrarë gabimisht dhe 4 të plagosur në “Don Bosko”, Kasandër Noga e porositi atentatin nga burgu në Belgjikë!

Kevin Zeneli ka paguar dhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe Ilirjan Feçin për vrasjen, por dy vëllezërit janë tërhequr nga frika. Ndërsa Zeneli do të vijonte më tej për të mbaruar porosinë e Nogës për të ekzekutuar Geron Hasanbelliun.

Kasander Noga Kasander Noga

Për gjetjen dhe vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu dhe nipave të tij, shtetasit Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë të pa identifikuar deri tani.

Gjithashtu, nga deklarimet e vëllezërëve Beqiraj, ka rezultuar se më datë 04.01.2022, shtetasi Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ende të pa identifikuar, si porosi e shtetasit Kasandër Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin Geron Hasanbelliu, por autorët kanë ngatërruar objektiv dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Lexo edhe: Zbardhet atentati në “Don Bosko”, u vra Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë

Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga shtetasi Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit – blerje automjetesh etj. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese