Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

“Nobeli” për adhuruesin e Millosheviçit, reagon Cakaj: E turpshme, kam qenë vetë viktimë e genocidit

spot_img

Lajme të ngjashëm

6658ce6259f188ec959544af0bf7f14b

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas fitores së çmimit ‘Nobel’ për Letërsinë nga shkrimtari austriak Peter Handke.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, Cakaj shprehet i mërzitur që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin.

 Si një njeri i pasionuar mbas letërsisë Cakaj e quan këtë çmim një akt të pakuptimtë dhe të turpshëm.

 “Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë që Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img