Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Nju Jorku përgatit ndalimin e përdorimit të faturave ‘që shkaktojnë kancer dhe dëmtojnë trurin’

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut në SHBA po përgatit një ligj që do të ndalojë përdorimin e faturave të cilat përbëhen nga Bisfenol A, i njohur edhe si BPA.

Për një kohë të gjatë, ky përbërës organik sintetik është dyshuar se shkakton kancer gjiri dhe dëmtime të rënda të trurit. Kimikati gjendet kryesisht në ato fatura të shpërndara nga kasat në supermarkete apo faturat e bankomateve.

“Është padyshim një shqetësim,” tha Katherine Reeves, një epidemiologe nga Universiteti i Masaçusets, e cila ka hulumtuar lidhjen e kimikatit me kancerin e gjirit tek kafshët, raporton Bloomberg.

Ajo tha se hulumtime të tjera sugjerojnë se ky kimikat mund të lidhet me autizmin, mbipeshën dhe kancere të lidhura me hormonet.

Më herët, Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut ka marrë masa të rrepta kundër përdorimit të qeseve plastike si dhe mëlçisë së dhjamtë, një pjatë e kuzhinës franceze ku përbërës kryesor është mëlçia e dhjamosur patave të ushqyera me forcë.

dfgehhdfg.jpg

Më shumë