Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna.

Në bazë të rregullit të ri, punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër Covid-19.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani.

“Jemi shumë të lumtur që po shohim rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në sistemin tonë të shëndetit publik, i cili ka qenë heroik gjatë gjithë luftës kundër Covid-19. Dhe deri më tani, jemi mjaft mirë edhe me spitalet tona vullnetare dhe private”, tha ai.

De Blasio u bëri thirrje punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që të vaksinohen.

“Njerëzit u përgjigjen afateve. Në minutën e fundit, ata po vaksinohen. Natyrisht që do t’i mirëpresim të gjithë ata që vendosin të vaksinohen. Gjërat po ndryshojnë në çdo orë”, tha ai.

Gati 100% e infermierëve dhe mjekëve janë vaksinuar plotësisht, tha Presidenti i kompanisë “Shëndetësia dhe Spitalet eNju Jorkut”, Dr. Mitchell Katz. Kompania e tij operon spitale dhe klinika publike në qytetin e Nju Jorkut.

“Mbi 95% e infermierëve të spitaleve dhe klinikave tona janë vaksinuar. Afër 98, 99% e mjekëve të mi kanë rënë dakord të bëjnë vaksinën. Të gjitha objektet tona janë të hapura dhe plotësisht funksionale”, tha ai. /VOA

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img