Hapësire reklamuese

Politikë

Njohja e pensioneve, Nikolla: Përfitojnë jo vetëm shqiptarët, por dhe italianët

Shkruar nga Newsbomb
Njohja e pensioneve, Nikolla: Përfitojnë jo vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se marrëveshja e nënshkruar mes dy vendeve është një sukses dhe se u shërben mbi 500 mijë shqiptarëve në Itali si dhe dhjetra mijë qytetarë italianë në Shqipëri.

Ajo ndër të tjera shkruan se Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit.

Postimi i plotë i Nikollës:

Marrëveshja për njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve.

Mbi 500 mijë shqiptarë në dhe disa dhjetra mijë qytetarë italianë në do të përfitojnë nga kjo Marrëveshje.

Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese