Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Njohja e pensioneve me Italinë, Igli Hasani në Romë për finalizimin e marrëveshjes

Shkruar nga Newsbomb
Njohja e pensioneve me Italinë, Igli Hasani në Romë për

Këtë të hënë do të zhvillohet në Romë takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani. Ai do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.

Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, u bë me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Shqipëria dhe Italia pritet të finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.

Janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, ku më fund t’u njihen kontributet e tyre për të përfituar pension. Emigrantët shqiptarë, kanë pritur shumë vite që t’ju njihet kjo e drejtë.

Agjenda e vizitës së Hasanit në Itali:

Më 5 shkurt,

  • Ora 11:00 – Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.
  • Ora 16:30 – Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Më 6 shkurt,

  • Ora 10:00 – Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.
  • Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave.
  • Ora 14:30 – Takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese