Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Njohja e patentave shqiptare në Itali, firmoset në Tiranë marrëveshja mes Xhaçkës dhe ambasadorit Bucci

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

26b908be076d8d6ece594f1aa7235701

Marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali është firmosur sot në Tiranë, nga ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadori Fabricio Bucci.

Lajmin e jep vetë ministrja shqiptare, ndërsa thekson se për çështje ditësh marrëveshja do të zbatohet në dy vendet, sepse strukturat ligjore në Itali dhe Shqipëri duhet të miratojnë ndryshimet përkatëse.

“Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona, marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi.

Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Tani është cështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet”, shkruan ministrja dhe ndan fotot e mëposhtme.

Për këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shkruan ai.

Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona ????, marrëveshjen e…

Posted by Olta Xhacka on Thursday, March 18, 2021

Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona ????, marrëveshjen e…

Posted by Olta Xhacka on Thursday, March 18, 2021

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img