Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
0.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
22 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, ambasada gjermane zbardh marrëveshjen: Rregullat hyjnë në fuqi nga 1 Qershori

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada gjermane ka zbardhur marrëveshjen mes Shqiëprisë dhe Gjermanisë për njohjen reciproke të patentave.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se kjo marrëveshje hyn në fuqi në 1 Qershor të këtij viti. Pas kësaj date, të gjithë shoferët mund të bëjnë konvertimin e patentës pa pasur nevojë për të bërë sërish provimin e patentës.

Njoftimi i ambasadës:

Me nënshkrimin e një Marrëveshjeje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, z. Oliver Luksic, MdB, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, znj. Belinda Balluku, kanë hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Të dhënat kyç më të rëndësishme:

🔺 Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

🔺 Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

🔺 Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

 Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit:  https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2522340

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img