Danimarka u bë sot vendi i parë në botë që do të ndalojë përfundimisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”, me argumentin se shkakton mpiksje gjaku dhe trombozë.
Mirëpo gjatë konferencës ku u njoftua vendimi, drejtueses së agjencisë së ilaçeve të Danimarkës, Tanja Erichsen, i ra të fikët.
Teksa ministri danez po fliste për vaksinën “AstraZeneca”, ajo humbi ndjenjat dhe papritur ra në tokë. Siç shihet edhe në video, ministri trembet, por menjëherë i jep ndihmën e parë. Ajo u dërgua në spital dhe sipas asaj që raporton BBC, ajo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.