Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Njoftoi për futjen e parave në pistë, identifikohet punonjësi i arrestuar për grabitjen e Rinasit (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

aaf7affc222cdcba34d46998b7cf9b07

Identifikohet personi i shtatë i arrestuar lidhur me grabitjen e bujshme të Rinasit.

I arrestuari është Hasan Kanaçi i cili dyshohet se është një pjesëtar i stafit në zonën ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave.

Gjithashtu dyshohet se Kanaçi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Kujtojmë se në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën  prej 6 milion euro milionë euro.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policnë, mbeti i vrarë Admir Murataj i cili dyshohet se ishte edhe organizatori i kësaj grabitje.

Deri më tani policia ka vënë në pranga edhe 6 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement  dhe Eldi Çala.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019 ku u vodhën me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit: • H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img