Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Njoftohen banorët e Durrësit: Dilni 4 orë nga shtëpia, lërini dritaret hapur, ulini në tokë televizorët dhe…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e lagjes nr.13 në zonën e plazhit në Durrës ditën e sotme janë lajmëruar se do të duhet të largohen nga banesat e tyre për 4 orë nesër pasi do të shembet një pallat.

Në njoftim thuhet se banorët duhet të lënë banesat rreth orës 12.00 deri në 16:00 dhe të lënë hapur dirtaret dhe dyert e banesave.

“Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC,  në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme.

Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00”, thuhet në njoftim.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img