Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Njoftimi i rëndësishëm i QKB-së: Afati për dorëzimin e bilanceve shtyhet në 2 gusht

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar subjektet se afati për dorëzimin e bilancit do të shtyhet deri në 2 gusht.

Sipas QKB-së, kjo shtyrje do të bëhet për faktin se 31 korriku i binte ditë e shtunë, ndërkohë që mosdepozitimi i bilanceve brenda kësaj date përbën kundërvajtje administrative.

Njoftimi i QKB:

Referuar Ligjit nr. 9723/2007, depozitimi i pasqyrave financiare vjetore për subjektet të cilat mbartin detyrimin për publikimin e tyre, duhet të depozitohet brenda dates 31.07.2021, në të kundërt mosdepozitimi i tyre brenda afatit përbën kundërvajtje administrative.

Ndërkohë, referuar në nenin 56, pika 4 e Kodit te Procedures Administrative, “të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk pengojnë fillimin dhe kohëzgjatjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj”.

Më shumë

spot_img