Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

NJOFTIMI I MBREMJES/ Bashkia Pukë: Situata u përkeqësua, qytetarë, mos lëvizni me makina, ja akset e bllokuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia Pukë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur qarkullimin në akset rurale, pra ato që lidhin qytetin e Pukës me fshatrat. Ndërsa akset nacionale po mbahen të hapura, por qarkullimi në to mund të kryhet vetëm me zinxhirë. 

Në një njoftim për shtyp tani në mbrëmje, zyra e shtypit e shtabit të emergjencës së bashkisë së Pukës thotë se ka një përkeqësim të situatës “si pasojë e rreshjeve, erërave dhe uljes së temperaturave”.

“Po punohet me komisariatin e policisë së Pukës, Shërbimin Spitalor, Drejtorinë e UK, OSHEE për të shmangur problemet që mund të krijohen. Në akset nacionale punojnë pa pushim borëpastrueset, por sërish, për shkak të rreshjeve të dëborës, rrugët kalohen me zinxhirë” thuhet në njoftimin për shtyp.

Bashkia Pukë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shmangur qarkullimet e panevojshme sidomos me makinë dhe për çdo problem që do të kenë, të kontaktojnë me numrat e bashkisë, policisë, apo shërbimit spitalor. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img