Hapësire reklamuese

Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm për shoferët! Paguani gjobat brenda 30 ditëve ose…

Shkruar nga Newsbomb
Njoftim i rëndësishëm për shoferët! Paguani gjobat

Shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, do u bllokohet mjeti deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili shpjegon se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili për "ABC".

Që prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar 414 aksidente rrugore që kanë shkaktuar 44 viktima, 49 persona të plagosur rëndë dhe 462 të plagosur lehtë. Shkaqet kryesore të këtyre ngjarjeve kanë qenë manovrat e gabuara të shoferëve në rrugë, shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.