Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Njihuni me Uinston Çërçill, kryeministrin britanik që refuzoi të dorëzohej tek Gjermanët dhe frymëzoi Evropën të fitonte luftën me Nazizmin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8cfdc58edd9b9f3784b522dc99230132

Në orën 3 p.m të datës 8 maj 1945, Uinston Çërçill mbajti fjalimin e konsideruar ‘brilant”, ndër më të mirët e tij, të fitores së Europës mbi nazizmin. Që nga ajo ditë, Evropa feston në 8 maj ditën e Evopës apo Fitoren në Ditën e Evropës (VE Day).

Uinston Çërçill është një nga britanikët më të famshëm të shekullit të 20-të dhe drejtoi vendin gjatë luftës së Dytë Botërore. Ai është një hero për shumicën dërrmuese dhe fjalimet e tij janë disa prej më të famshmeve në histori – madje ka një statujë të tijen jashtë parlamentit britanik.

statuja.jpg

I është dhënë krediti si njeriu që drejtoi forcat që inspiruan Britaninë e Madhe të vazhdonte të luftonte kundër Gjermanisë Naziste. Por gjithashtu ka vuajtur nga problemet mendore dhe ishte një personazh i komplikuar që tha dhe bëri gjëra që shumë njerëz sot nuk i pëlqejnë.

fjalimi.jpg

Pse ishte kaq i rëndësishëm Çërçill?

Uinston Çërçill lindi në 1874. U bë anëtar i parlamentit në 1900. Ai ishte kryeministër nga 1940-1945 dhe sërish ndërmjet 1951-1955. Çërçilli mbahet mend për drejtimin e Britanisë në mënyrë të suksesshme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte i famshëm për fjalimet e tij frymëzuese dhe për refuzimin e tij për t’u dorëzuar, edhe pse gjërat shkonin keq. Shumë njerëz e konsiderojnë britanikun më të famshëm të të githë kohërave dhe duhet thënë se ai sigurisht është kryeministri britanik më i famshëm.

Lufta ndaj Nazizmit

Përpara se të fillonte Lufta e Dytë Botërore në 1939 ai kishte paralajmëruar rritjen e Hitlerit dhe Nazizmit në Gjermani. U bë kryeministër në 1940 pas dorëheqjes së Neville Chamberalin. Refuzimi i Çërçilit për t’iu dorëzuar Gjermanisë Naziste inspiroi vendin. Ai humbi pushtet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në 1945. Por u bë sërish kryeministër në 1951 derisa dha dorëheqjen në 1955.

Problemet mendore

Edhe pse ishte kryeministri më i famshëm i të gjitha kohërave, ai kishte probleme të shumta. Jetoi gjatë me depresion, përgjatë gjithë jetës. E konsideronte depresionin si “qenin e zi”. Miku i tij i mirë Lord Beaverbrook ka thënë se Çurçill ishte gjithmonë në majë të vetëbesimit ose në krye të një depresioni shumë intesiv.

Kontrovers

Disa nga gjerat që ka thënë Çërçilli sot duken kontroversale dhe ka shumë debate rreth gjërave që ai bëri. Disa ekspertë thonë se ai besonte se disa vende dhe rraca ishin natyralisht superior ndaj të tjerëve. Të tjerë thonë se është e padrejtë të gjykohet nga sjellja dhe besimi që mbajmë sot dhe se shumica e pikëpamjeve të tij janë mbajtur në atë kohë nga shumë njerëz. Ai kishte pikëpamje të forta rreth marrëdhënieve britanike me Indinë dhe u përpoq të vetëqeveriste. Ai e konsideronte Gandin si një kërcënim për perandorinë britanike. Ai është akuzuar se nuk ka bërë shumë gjatë urisë në rajonin e Bengalit, në Azi ku mendohet se kanë vdekur miliona vetë.

Kjo ndodhi në 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe disa ekspertë thonë se fokusi i tij ishte lufta në Evropë dhe kur ai u ndërgjegjësua që diçka serioze po ndodhte atje, ai urdhëroi menjëherë dërgimin e grurit në zonë. Ai gjithashtu ka një reputacion negativ për mënyrën sesi negocioi me Unionet dhe të drejtat e punëtorëve, pasi dërgoi ushtrinë që të ndalonte revoltat që pasuan grevat në Tonypandy në Wales.

Funerali Çërçilli vdiq në 24 janar 1965 dhe iu bë një funeral shtetëror, një nderim që u bëhet vetëm Mbretërve dhe Mbretëreshave dhe ndonjëherë ndonjë personazh me rëndësi kombëtare shumë të lartë. Funerali i Çërçillit është i fundit funeral shtetëror i mbajtur në Britani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img