Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Njihuni me gjyqtaren Enkeleda KAPEDANI që vendosi të lirojë nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait (SI U BË GJYQTARE ME DEKRET TË NISHANIT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3dd7447e27c5be19deb1760552832671

Enkeleda Kapedani, gjyqtarja që vendosi dje lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit i të fortit të bandës së Gaxhait nuk është një personazh i panjohur.

Që prej katër vitesh është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit nga ish-presidenti Bujar Nishani, në tetor 2015.

Po nga presidenti Bujar Nishani, në tetor 2013, me dekret presidencial, është caktuar për të kryer stazhin si gjyqtare pranë gjykatës së Tiranës, derisa mori emërimin përfundimtar në gjykatën e Elbasanit në 2015.

Emri i gjyqtares u lakua shumë për herë të parë në media në majin e vitit të kaluar (2018) kur mori në shqyrtim çështjen e korrupsionit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ndërsa la në burg 4 nga 7 personat e arrestuar nga policia.

Emri i gjyqtares doli sërish në media ditën e djeshme, kur me firmën e saj u lirua përfundimisht nga burgu një pjestar I botës së krimit, mbi të cilin rëndonin disa krime dhe disa dënime. Fillimisht ka marrë dënim të përjetshëm por që më vonë I është kthyer me 25 vite burg. Pastaj është dënuar prapë 25 vite burg, dhe më vonë edhe 16 muaj burg për tentativë arratisje, raporton newsbomb.al.

Por Viktor Ymeri, pjestar i Bandës së Gaxhait, që nga dita e djeshme do të jetë i lirë, edhe pse Prokuroria ka vendosur të apelojë mejëherë vendimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani.

Ndërkohë që procedurat e tjera të pranimit të lirimit të tij janë kryer nga prokurori I Elbasanit, Mustafa Turku, raporton newsbomb.al.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img