Kjo është Alice Mulder, sportistja 19-vjeçare këmba e majtë e së cilës i peshon 3 kilogram më shumë se e djathta. Kjo fatkeqësi nuk e ka ndaluar para asgjëje Alicen.
Kjo sëmundje e pashërueshme quhet lympoedema dhe i shkakton mbajtjen e lëngjeve në këmbë dhe enjte.
Ajo rrëfen se është pyetur gjithmonë nga njerëzit për këtë gjë të rradhë, por nuk mërzitet.
“Unë gjithmonë ju kërkoj miqve të mi të më fotografojnë nga ana ime e mirë”- tha Alice për Daily Mail Australia.
“Gjendja ime ka qënë gjithmonë diçka e veçantë për mua. Kam shkuar në palestër dhe jam përpjekur gjithmonë që të minimizoj enjtjen por është e pandryshueshme”, shton më tej Alice. /Newsbomb.al/