Hapësire reklamuese

Social Bomb

“Njihen patentat”, shqiptari e pëson keq në Itali dhe merr gjobë, i tregon karabinierëve statusin e Ramës në FB: U lidh marrëveshja

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Italia, pas shumë vitesh do të njohë lejet e drejtimit shqiptare, teksa postoi në Facebook edhe momentin e firmosjes së marrëveshjes.

Titujt e lajmeve shqiptare ishin entuziaste: “Italia njeh patentat shqiptare”. Por një emigrant shqiptar në Itali thotë se i ka nodhur ndryshe. Ai shprehet se policia italiane e ka ndaluar, i ka sekuestruar patentën shqiptare madje i ka vënë dhe 150 euro gjobë.

Për t’i bindur ai i ka treguar statusin e kryeministrit Edi Rama ku fliste për zyrtarizimin e marrëveshjes, por mesa duket s’ka funksionuar.

“Jetoj ne Rome. Faleminderioj shume Edi Ramen, sot me sekuestruan patenten shqiptare, dhe 150 euro gjobe. Une budallai i nxora statusin ne Facebook te Rames ku thoshte u lidh marreveshja. Ecni me ngadale, beni kujdes. Ju pershendesim shqip”, denoncon ai në një faqe shqiptare dedikuar emigrantëve në Itali.

fghfghfgj.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll