Hapësire reklamuese

Bota

Njeriu më i shpejtë në botë preket nga koronavirusi (ZBULOHET SE SI U INFEKTUA)

Shkruar nga Newsbomb

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë atleti me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është karantinuar dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Bëhet me dije se atleti pak ditë më parë ka festuar 34-vjetorin, me miqtë ku dyshohet se është infektuar.

"Mirëmëngjes të gjithëve. Sapo u zgjova dhe po kontrolloja mediat sociale dhe dua t'iu them që jam konfirmuar me Covid19. Bëra një test të shtunën.

Kam pasur edhe disa simptoma dhe kam pritur për të parë se cili do jetë rezultati, për t'u karantinuar më vonë.  Jam karantinuar në shtëpi për të qenë më i sigurtë dhe për ta marrë më me qetësi. Rrini në shtëpi për të qenë më të sigurtë", tha Usain Bolt

Sondazh

Poll