Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Njeriu më i pasur në botë, do niset me raketë drejt hapësirës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Njeriu më i pasur në botë, biznesmeni amerikan Jeff Bezos, do të lëshohet me raketë drejt hapësirës.

Themeluesi i Amazon tha në një postim në Instagram se muajin tjetër, krah vëllait të tij, do të niset me raketën “Blue Origin” drejt hapësirës.

“Që kur isha 5-vjeç, ëndërroja të udhëtoja drejt hapësirës”, shkruan ai në postim, “në 20 korrik, do ta bëj këtë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”.

Udhëtimi do të jetë nën-orbital, dhe do të shërbejë si demonstrim i teknologjisë së raketave që kompania shpreson se do t’i bëjë të mundura për të nisur turizmin hapësinor me çmim të përballueshëm.

Bashkë me ta do të udhëtojë edhe fituesi i biletës për vendin e tretë, që do të shpallet në një ankand publik. Deri tani vlera e biletës për të udhëtuar krah Bezos ka shkuar 2.8 milion dollarë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img