Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

NJERIU I VITIT 2021!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Njeriu i vitit 2021, pa as më të voglin dyshim, do të jetë Lulzim Basha!

Si rregull, njeriu i vitit përzgjidhet në fund të një viti kalendarik, por viti 2021 është ndryshe, është nga ata vite ku personazhi më i rëndësishëm i jetës së një vendi, dihet e ndihet që në ditët e para të tij. Për shembull, që Edi Rama do të ishte njeriu i vitit 2013, kjo dihej që më 1 Janar të atij viti, madje edhe më përpara.

Edi Rama ishte njeriu i vitit 2013 për të gjithë shqiptarët, sepse solli rotacionin e pushtetit. Më pas, Edi Rama u bë njeriu i çdo viti që pasoi, madje i çdo muaji, jave, dite dhe ore, duke ndikuar pa kursyer askënd, në jetët e çdo qytetari të këtij vendi!

Me të njejtën logjikë, njeriu i vitit 2021, i bie të jetë Lulzim Basha!

Sigurisht, nëse ia del të kryejë misionin e jetës së tij, atë që shumica e shqiptarëve duan dhe meritojnë në këtë fillim dekade, rotacionin e pushtetit!

I dashur lexues, nëse je i bindur se qeverisja aktuale duhet të vazhdojë edhe pas 25 Prillit, mund ta kursesh kohën tënde dhe të mos lexosh më poshtë…

Lulzim Basha i ka të gjitha shanset që këtë vit “të shkëlqejë” si e keqja më e vogël, për të cilën sa herë ka pasur zgjedhje, kanë votuar dhe votojnë të gjithë qytetarët që nuk kanë lidhje “kërthizore” me njërën apo tjetrën parti politike.

Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha që të fitojë titullin “njeriu i vitit”?

  • Duhet të vendosë sa më shpejt për mënyrën se si do të raportohet me partitë e tjera në procesin zgjedhor të 25 Prillit.
  • Duhet të hartojë listat më të mira dhe më përfaqësuese të kandidatëve nga PD.
  • Duhet të ridimensionojë aktivitetin politik të degëve të partisë së tij në bazë.
  • Duhet të fitojë besueshmërinë personale dhe politike tek faktori ndërkombëtar.
  • Duhet të dalë me një program të detajuar zgjedhor dhe duhet ta komunikojë ata në mënyrën më të mirë të mundshme.
  • Duhet të faktorizojë dhe të paraqesë ekipin të tij qeverisës duke i fuqizuar imazhin publik edhe individëve të tjerë me valencë të lartë politike.
  • Duhet të gjejë strategjinë fituese komunikuese që të dërgojë në kutinë e votimit sa më tepër zgjedhës nga zona gri.
  • Duhet të përpiqet maksimalisht të mbrojë procesin nga manipulimet dhe të ruajë çdo votë të shqiptarëve.

Nëse Lulzim Basha arrin të krijojë një shumicë qeverisëse, i vetëm ose me aleatë nga partitë opozitare, nëse Lulzim Basha zgjidhet kryeministër, do të shpallet pa dyshim “njeriu i vitit 2021”!

Edhe nëse zgjedhjet i fiton Edi Rama, përsëri “njeriu i vitit 2021” do të jetë Lulzim Basha, me motivacionin “udhëheqësi më i paaftë i një opozite e cila nuk mundi të rrëzojë një qeveri të refuzuar nga populli e të rraskapitur nga paaftësia dhe korrupsioni”. Kjo sepse këto zgjedhje nuk mund t’i fitojë Edi Rama, këto thjesht mund t’i humbë Lulzim Basha!

P.S. Ka vetëm një mundësi fare të vogël që Lulzim Basha të mos zgjidhet njeriu i viti 2021. Ky është rasti kur: nisur nga interesi madhor imediat kombetar i hapjes së negociatave me BE, partia socialiste dhe partia demokratike bëjnë një koalicion të gjerë qeverisës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img