Hapësire reklamuese

Aktualitet

Njëri në Librazhd e tjetri në Belsh, dy të moshuar i japin fund jetës duke u vetëvarur

Shkruar nga Newsbomb
Njëri në Librazhd e tjetri në Belsh, dy të moshuar i japin

Ngjarje të rënda janë shënuar herët në mëngjes në Librazhd dhe në Belsh, ku dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës.

Bëhet me dije se rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç,  banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Ndërsa rreth orës 06:50 në Belsh është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç,  banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm” njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu