Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

“Njëri në kafe, tjetri me gotën e rakisë”, Alibeaj: Mbledhjet e komisioneve të mos bëhen online!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë seancës plenare ditën e sotme ka kundërshtuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve, që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të bëhen online.

Sipas Alibeaj duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme, prandaj duhet të kthehemi në normalitet dhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvilohen në zyra.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Alibeaj i bëri thirrje qeverisë që të vendosin ligjin për vaksinimin e deputetëve ose në të kundërtën në çdo mbledhje ata të paraqesin rezultatet e testit.

“Çështja është shumë e thjeshtë, bëhet fjalë për mënyrën si do të zhvillohen punimet në komisionet parlamentare. Njëri në kafe tjetri në plazh, tjetri në makinë tjetri me gotën e rrakisë dhe askush nuk merrte vesh nga publiku se çfarë ishin duke diksutuar dhe votuar. Cilat nga itnerestat e publikut po mbronin.

Qeveria thënë që pandeminë e kemi kalaur me sukse. E në fakt baret sot i ke plot, fëmijët në shkolla shkojnë, pse u dashka vetëm komisionet parlamentare aty ku diskutohet në mënyrë më të detajuar, u dashan të bëhem online.

Pse u dashak që gjithë publiku, njerëzit nëpër shkolla, në koncerte madje, për ata nuk paska problem dhe vetëm për ne deputetët u dashkemi mbrojtur në komisione parlamentare përë shkak të pandemisë. Për këtë arsye ne do duhet atë vendim të marrë më parë të shfuqizohet dhe të kthehemi në normalitet në veprimtarinë e komisioneve. Ne nuk duam që jeta e askujt të vihet në rrezik, por a nuk jemi ne në valën e vaksinimit, atëhere le të dalë ligji deputetët të vaksinohen. Deputetët të vaksinohen, ose të paraqesin në mbledhje rezultatet e testit”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img