Është arrestuar 26-vjeçari, i cili ditën e djeshme dhunoi barbarisht dy punonjës të një karburanti në Durrës.
Në pranga ka rënë shtetasi H. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti, ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, shtetasit S. P., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Dhunoi 2 punonjës të një karburanti, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike njërit prej tyre, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.
Punonjësi me dëme të shumta fizike ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve procedurale për kapjen e një 26-vjeçari që dhunoi ditën e djeshme, 2 punonjësit e një karburanti në lagjen nr. 17/1, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin H. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë
Ky shtetas, më datë 23.03.2024, rreth orës 13:00, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti në lagjen nr. 17/1, Durrës, ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, shtetasit S. P., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”.