Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Njëri në Facebook dhe tjetri duke gatuar’ Murrizi SHPËRTHEN në Kuvend: Na hapët barkun, ILDKP t’iu bëjë publike pasuritë duke filluar nga unë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3771e2f0e5809f22e284179dfe922531

Deputeti Myslym Murrizi ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë paratë e shqiptarëve me koncesione, në duart e pak njerëzve.

Sipas tij, janë ndarë 26 milion euro të tenderuara në duart e pak njerëzve.

“Në 2013 ju i premtuat shqiptarëve që çdo koncesion që kishte bërë ajo qeveria e keqe e atyre shokëve tuaj të ngushtë, do ti anulonit.

Ju i premtuat shqiptarëve se do të anulonit Rapiskanin e famshëm, se ju si investigativë kishit zbuluar se aty kishte dorë një nga fëmijët e ish-kryeministëve.

Do të anulonit aeroportin koren tek anglezo-gjermanë, por që administrohej nga sovjetiko-kinezë.  Kur jeni ju në opozitë ata që bëjnë atë që bëjnë ata të tjerët ju se bëni, po kur vini ju në pushtet çfarë bëni.

Në atë rrugë është rrahur më shkop bejsbolli një biznesmen, që nuk ratë dakord me çmimet dhe e degdiset me barelë.

Miliona euro iu kanë ikur shqiptarëve edhe nga koncesionet e paraardhësve tuaj. Nuk lëvizët asnjë presje.

Keni ndarë mbi 26 milion euro të tenderuar në pak duar.

Ministres së Financave i kam thënë diçka tjetër. Prej 15 vitesh janë 5.5 miliardë euro. Asnjë lek nuk ka paguar Bankersi”- tha Murrizi.

Më tej, Murrizi bëri thirrje që ILDKP të bëjë publike pasuritë e politikanëve, duke filluar nga ai.

“Na hapët barkun se ju shef varavinga me FB ndez. Ju nga një krah dhe ai tjetri duke gatuar në tenxhere të groshës në krah tjetër. Ju bamirës të mëdhenj. Ju që inspektoni rrugë. Ju nuk bëni një sadaka. As aeroportin e Kukësit nuk e bëni ju. Ku edhe dasmën keni thënë na e bën nëna, një gjyshja. Nga i gjeni të ardhurat ju? I bëjnë shqiptarët, ata hallexhinj që paguajnë çdo ditë çmimet më të shtrenjta. I bëjnë ata 2 milion shqiptarë që u dhatë rrugën dhe i shpërndatë si zogjtë e korbit. Pse të juajat janë ato? Ftoj ILDKP ti bëj publike deklaratat e pasurisë të çdo personi të kësaj salle”, tha Murrizi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img